Emergjenca

Detaje nga Emergjenca e QKUK-ë për gjendjen e gruas së plagosur në Fushë Kosovë

Një grua dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga një burrë në mëngjesin e sotëm (06.08.2024) në Bresje të Fushë Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, teksa i dyshuari është arrestuar.

Gjendja e gruas së plagosur aktualisht është stabile, e të njëjtës iu janë bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Gjendja saj është stabile për momentin, janë kry të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Mirëpo, ende e kemi në observim e mandej vendosim për transferim në klinikë përkatëse” – tha Syla.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Sipas Ahmetit hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Gruaja e plagosur në Fushë Kosovë dërgohet për trajtim në QKUK