Detaje nga dosja e Prokurorisë për rastin e dhunimit të 14 vjeçares në Mitrovicë

Sot para Gjykatës në Mitrovicë kanë dal dy të arrestuarit njëri 35 e tjetri 34 vjeçar, si të dyshuar se mes datave 17 dhe 18 maj kishin dhunuar një të mitur katërmbëdhjetë vjeçare në Mitrovicë.

Prokuroria e Mitrovicës ka paraqitur një kërkesë me gjashtë faqe në të cilën para gjykatës ka arsyetuar kërkesën e saj për caktimin e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurve.

Duke u bazua ne deklaratën e viktimës së mitur dhënë në polici, deklarata e të pandehurve dhe provat e tjera të gjetura në vendin ngjarjes, si cigaret për të cilat nga deklarata e të pandehurit del të kenë qenë të tijat, prokuroria ka vlerësuar se ekzistojnë arsye për caktimin e masës së paraburgimit.

Pastaj edhe nga deklarimet tyre ku pothuajse në mënyrë të plotë përputhen me njëra tjetrën dhe me provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës, ku shihet edhe trenerka në të cilën edhe e dëmtuara edhe i pandehuri F. Z., kanë theksuar se në të kanë ejakuluar.

Po ashtu Prokuroria e Mitrovicës ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurve duke pasur parasysh se kanë kryer një vepër të rëndë penale dhe se lehtë mund t`i shmangen zhvillimit të procedurës së rregullt ndaj tyre, raporton Kallxo.com.

Gjithashtu gjatë elaborimit të kërkesë së prokurorisë, është thënë se kjo e fundit ka vlerësuar se të pandehuri mund të ndikojnë në mbledhjen e provave të tjera të cilat do të mblidhen gjatë fazës së hetimeve, duke ndikuar në dëshmitarë, konkretisht duke e ditur faktin se nga ana e tyre do të merren mostrat me qëllim krahasimit të tyre me gjurmët e lëngshme që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Andaj duke u bazuar në rrethanat e lartëcekuara prokuroria po ashtu ka vlerësuar se masat tjera do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurve dhe për të siguruar zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, raporton Kallxo.com.

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.