Foto: Ilustrim

Detaje nga arrestimi i togerit nga Gjilani, flet avokati i tij

Javën e kaluar një toger ishte arrestuar nga IPK për shkak se i njëjti nuk kishte respektuar këshillat për vet-izolim pasi ishte takuar në fshatin Karaqevë  në një veturë me tri shtetase të huaja dhe dy persona të tjerë.

Arrestimi ishte kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kushtrim Hodaj nga ky institucion ka shpjeguar për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, procesin e arrestimit të togerit.

“Kanë qenë dyshimet se ky zyrtarë ka qenë jashtë zonës që është në kontrolle të policisë, me disa shtetas me gjasë të Shqipërisë, dhe duke u bazuar ne vendimet e Qeverisë që personat që hyn nga jashtë të karatinohet për 14 ditë por togeri ka refuzuar fillimisht dhe si rezultat i kësaj edhe është arrestuar”.  Ka thënë Hodaj.

Në lidhje me këtë rast, Avokati i togerit nga Gjilani, Ymer Huruglica ka thënë se i mbrojturi i tij nuk ka kryer vepër penale.

Ai ka pranuar se kur është ndalur vetura nga policia, togeri ka qenë në veturë së bashku me tri shtetase të huaja dhe dy persona, njëri nga ta shok i tij.

“Ne mendojmë se klienti im nuk ka thyer kurrfarë rregullash dhe as nuk ka bërë vepër penale. Ai më shumë ka mundur të ketë kryejë ndonjë shkelje disiplinore të policisë. Është fakt se i njëjti ka qenë në fshatin Karaçevë dhe ka qenë pasagjer në veturë ne një shoku të tij. Në momentin e ndalimit nga policia, në veturë kanë qenë edhe tri shtetase të huaja dhe një person tjetër. Shtetaset e huaja si duket kanë punuar në disa kazino apo bastore që janë atje dhe kanë qëlluar rastësisht ne veturë sepse personi tjetër ka vendosur me i marrë dhe me i sjellë deri në qytet pasi i ka takuar rrugës”, ka thanë Huruglica.