Rrahja e të moshuarës në Pejë

Detaje nga arrestimi i dy të dyshuarave për rrahjen e të moshuarës në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuara për sulmin ndaj një gruaje të moshuar në Pejë.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar se të njëjtat janë ndaluar për 48 orë.

Sulmi ndaj të moshuarës është thënë se ka ndodhur në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Për këtë ngjarje, Kryeprokurori i Pejës ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Njëra nga të dyshuarat u tha se dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm” ndërsa tjetra veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Sulm”.

“Dy persona të dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”” – thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorit të Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtohet mundësia e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale u tha se do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në anën tjetër, Policia tha se më të marr informatë menjëherë ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orës 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy tё dyshuarat.

Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё.

Një qytetare gjatë ditës ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku shihet një vajzë duke e sulmuar një të moshuar.

E moshuara shihet në video duke tentuar të largohet dhe duke e mbrojtur vetën, përderisa një grua vazhdimisht e godet me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.

“Çka po sillka fort” – dëgjohet njëra nga pjesëmarrëset duke thënë, përderisa tjetra e cila është duke e kryer aktin i kthehet me përgjigje “Pak jam tu ja hi qysh di me të sjellë unë”.

Tutje të moshuarës ajo i drejtohet me “Ti don me u shty me mu a, ti” e me “Që ma ke grithë dorën, pa t’i q* robt nuk kam me lanë”.