Detaje nga aksioni i Policisë ku u kapën afër 60 kg drogë

 

Policia e Kosovës dje gjatë ditës kishte njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar dhe ka konfiskuar 56 kilogramë marihuanë gjatë një operacioni që ishte kryer në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Jugut dhe në Fushë Kosovë.

Për të njëjtin rast sot Policia ka thënë se kanë arrestuar edhe një person të gjashtë të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit në bashkëveprim trafikonin narkotikë nga Shqipëria në Kosovë dhe pastaj narkotikët e trafikuar i destinonin jashtë Kosovës.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, tre nga këta të dyshuar janë shtetas të Kosovës dhe tre të tjerë të Shqipërisë.

Sipas Policisë, gjatë këtij aksioni ka konfiskuar katër automjete, ku tri prej tyre janë me targa të Shqipërisë, tetë telefona celular, para të gatshme në euro, disa monedha Lek të Shqipërisë e Dinar të Serbisë.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Aksion i Policisë, 5 persona kapen me rreth 60 kg drogë – PAMJE