Detaje nga aksidenti në Gjakovë, tre prokurorë të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Qerimi në Gjakovë ku të lënduar kanë mbetur katër persona, ku tre prej tyre janë prokurorë të shtetit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Gjakovë, Yllka Shehu.

“Janë përfshirë tre prokurorë të shtetit, kanë qenë me një veturë. Dy prokurorë kanë pësuar lëndime më shumë, por ende nuk e dimë saktë pasi janë në trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka treguar se Policia është në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke vazhduar.

Automjeti i prokurorit të shtetit përfshihet në një aksident në Gjakovë