Foto: KALLXO.com

Detaje nga aksidenti ku vdiqën dy të rinj në Vushtrri, viktimat dolën nga rruga dhe u rrokullisën me veturë

Dy persona kanë mbetur të vdekur mbrëmë, si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në Gojbulë të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës me ç’rast vetura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.

Policia bën të ditur se drejtuesi i veturës ishte i mitur.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku përgjegjës”- njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar se aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën tranistore Smrekonicë – Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, mosha e viktimave është mes 19 dhe 17-vjeçare.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Vushtrri, dy të vdekur në aksident trafiku