Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm ku vdiqën dy persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin i cili ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme ku të vdekur kanë mbetur dy persona.

Në njoftimin e Policisë është thënë se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ngasësi i njërës veturë dhe pasagjerja, sipas Policisë, kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, dy fëmijë dhe ngasësi i veturës tjetër kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tutje është treguar se në vendin e ngjarjes, përpos Policisë kishin dalë ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit.

Policia ka thënë se me urdhër te prokurorit dy të vdekurit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

KALLXO.com edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka raportuar për rastin.

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin afër Milloshevës