Ilustrim

Detaje mbi plagosjen e 22 vjeçarit në Vushtrri

Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë nga disa të shtëna armësh në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com duke shtuar se tashmë është arrestuar i dyshuari ndërsa  i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

KALLXO.com ka siguruar raportin e shpejtë policor të këtij rasti në të cilën thuhet se i arrestuari pas plagosjes së viktimës në rrugën, “Ukshin Kovaqica” kishte drejtuar armën edhe ndaj dy zyrtarve policor të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes.

Pas konfrotimit me Policinë, i dyshuari kishte ikur nga vendi i krimit dhe është arrestuar më pas.

Në këtë raport theksohet se “cak i vrasjes” kishte qenë edhe një person tjetër por që Polica e kishte parandaluar.

I dyshuari është një 20 vjeçar banor i Vushtrrisë.