Detaje lidhur me rastin e të infektuarës nga fshati Llugagji i Pejës

Drejtori i shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka dhënë detaje lidhur me rastin e të infektuarës me COVID-19 në fshatin Llugagji të Pejës.

Loci për KALLXO.com tha se e infektuara dje fillimisht është paraqitur në një klinike private në Klinë, e prej aty është referuar në Spitalin Regjional të Pejës.

Sipas drejtorit, Spitali Regjional i Pejës në konsultim me Komunën e Pejës, kanë  dërguar rastin në qendrën  e klinikes infektive në Prishtinë.

“Janë duke u marrë të gjitha masat qe të identifikohen kontaktet e të infektuarës me personat e tjerë ” tha Loci.

Fshati Lugjagji është në kufi me Komunën e Klinës, e në largësi prej 25 kilometra nga qyteti i Pejës.

KALLXO.com ka raportuar sot se një mjek është hasur dje duke punuar në klinikën e tij private, në kundërshtim me masat e marra kundër përhapjes së coronavirusit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë rreth orës 17:00.

Policia njofton se mjeku është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar.Kujtojmë së deri më tani numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë është 71.Qeveria tashmë në detyrë ditë më parë ka marrë vendim për kufizimin e qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve.

8 raste të reja me coronavirus, numri shkon në 79

Zgjerohet harta me të prekur me coronavirus në Kosovë, tash edhe në Pejë

Coronavirus: 1,514 persona janë nën mbikëqyrje në Kosovë