Detaje lidhur me rastin e ri me COVID-19 në Prizren

Një burrë nga Prizreni është rasti i i dytë që ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në Komunën e Prizrenit,

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ky qytetar kishte ardhur nga jashtë vendit.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu për KALLXO.com tha se personi që ka rezultuar pozitiv ka ardhë që dy javë në Kosovë, dhe ka qëndruar në vetizolim.

“Personi në fjalë pasi ka ardhë nga jashtë Kosovës, tash e dy javë ka qëndruar në vetë izolim dhe ka ndjekur udhëzimet e institucioneve përkatëse, edhe pse nuk ka pasur simptoma të virusit, megjithatë i janë bërë testet, dhe sot kemi marrë rezultatet që kanë dalë pozitive“, tha Shehu.

Ai shtoi se meqenëse pacienti ka rezultuar pozitiv tash do të veprohet sipas udhëzimeve dhe procedurave  të IKSHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 108 raste me coronavirus.

Deri më sot, në Prizren janë konfirmuar dy raste pozitive me COVID-19.

Një rast është konfirmuar me datën 16 mars nga fshati Korishë, i cili ka qenë rast i importuar nga jashtë, ndërsa rasti i dytë pozitiv është nga qyteti i Prizrenit dhe po ashtu rast i importuar nga jashtë.

Edhe 2 raste të reja me coronavirus në Kosovë, totali shkon në 108