Seanca e Kuvendit më 17 shtator 2020, Foto: Kuvendi i Kosovës

Dështon zgjedhja edhe e pesë anëtarëve të Këshillit të Trashigimisë Kulturore

Ka dështuar zgjedhja  e pesë anëtarëve të Këshillit të Trashigimisë Kulturore nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe në raundin e dytë.

Nga dhjetë kanditatët e mbetur asnjëri nga ta nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për t’u bërë anëtarë i këtij këshilli.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci ka konstatuar se procesi duhet të riktheht në pikën zero, me që rast konkursi do të rihapet.

Në votim kanë marrë pjesë 101 deputetë ku kanditatja me më së shumti vota ishte Nora Arapi Krasniqi me 48 vota.