Dështon zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës

Ka dështuar zgjedhja në rrethin e parë e dy anëtarëve joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi asnjëri nga shtatë kanditatët e përzgjedhur nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk ka arritur të marrë shumicën e votave të deputetëve.

Behxhet Brajshori, Fadil Osmani, Nexhat Kryeziu, Nuhi Ahmeti, Petrit Gashi, Ramë Rexha dhe Sejdi Rexhepi ishin shtatë kanditatët për dy pozitat në bordin e BQK-së.

Në rrethin e dytë të votimit pritet që gara të jetë në mes të Ramë Rexhajt (45 vota), Nuhi Ahmetit (35 vota)  dhe Nexhat Kryeziut (34 vota), pasi të njëjtit morën më së shumti vota nga deputetët e Kuvendit.

Rrethi i dytë i votimit do të vazhdojë pas votimit të anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Seanca e Kuvendit

Seanca e Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 21 septembre 2020