Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dështon tenderi për blerjen e pjesëve për kogjenerim nga ‘Termokos’

Në muajin dhjetor të vitit që shkoi, ngrohtorja e qytetit “Termokos” Sh.A., hapi tender për t`u furnizuar me pjesë rezervë për Projektin e Kogjenerimit.

Për të realizuar blerjen e këtyre pjesëve, “Termokos” Sh. A. kishte parashikuar kontratë në vlerë deri 50,000 euro.

Për këtë tender, u përdor procedura e hapur e prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Mirëpo, ky aktivitet i prokurimit u anulua, këtë e bëri të ditur “Termokos” Sh. A. nëpërmjet njoftimit për anulim në platformën elektronike “e-prokurim”.

Anulimi i këtij tenderi u bë pas shqyrtimit të kërkesave për rishqyrtim të operatorëve ekonomik.

“Pas shqyrtimit të kërkesave të OE për rishqyrtim në këtë aktivitet të prokurimit, ne do të bëjmë korrigjim nëse është e mundshme, andaj kërkojmë të anulohet ky aktivitet i prokurimit dhe pas korrigjimit, të ri tenderohet ky aktivitet i prokurimit”, thuhet në njoftim.