Rasti Toka - Azem Syla i akuzuar - 11.05.2023
Dështon të mbahet seanca për rastin 'Toka'
Në gjykimin e njohur si rasti “Toka”, ka munguar i akuzuari Ilaz Syla. I njëjti nuk u paraqit në seancën e datës 06.12.2024 në Gjykatën e Prishtinës.
Avokati i të akuzuarit, Haxhi Millaku tha se i njëjti sot e ka lajmëruar se është sëmurë dhe i njëjti është duke marrë trajtim.
“Në orët e herëta të mëngjesit më ka njoftuar se gjendjen shëndetësoree e ka jo të mirë, është duke u trajtu t`u marrë infuzion”- tha Millaku.
Në këtë rast pos Ilaz Sylës të akuzuar janë edhe Azem Syla, Artan Vila, Ramadan Uka, Avdyrrahman Brajshori, Shpresim Uka, Shaban Syla, Gazmend Gashi, Ramadan Mavraj, Ndue Palushi, Sami Maqedonci, Nyrtene Brajshori, Lumnije Sopjani, Elheme Uka, Lubisha Vujoviq, Avni Maxhuni, Sabedin Haxhiu dhe Vidosav Novakoviq.
Për këtë rast kishte dështuar edhe seanca e datës 30.09.2024, seancë në të cilën nuk ishte paraqitur i akuzuari Azem Syla.
Kjo çështje penale po udhëhiqet nga Arben Hoti – kryetar i trupit gjykues, dhe anëtarët Rrahman Beqiri dhe Lutfi Shala.
Rasti ishte duke u gjykuar nga gjyqtarë të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë – EULEX, por më pas lënda ishte bartur në duart e drejtësisë vendore.
Tetë vite pas, sistemi i drejtësisë nuk ka arritur ende që t’i vë pikën këtij rasti maratonik, pasi që seancat në vazhdimësi janë shtyrë ose kanë dështuar të mbahen.
Përveç Azem Sylës janë të akuzuar edhe 17 persona tjerë. Sipas organit të akuzës, të akuzuarit kanë lidhje në një formë ose tjetrën në rastin “Toka”.
Rasti numëron dhjetëra seanca të shtyra ose të dështuara që nga nisja e gjykimit për herë të parë.
Azem Syla dhe të tjerët akuzohen nga Prokuroria se si grup i organizuar kriminal kishin bashkëpunuar mes vete me qëllim që përmes falsifikimit të vendimeve dhe dokumenteve zyrtare t’i privonin Kosovës disa prona shoqërore.
Azem Syla në prill të këtij viti ka mbushur 73-vjeç. Ai ishte arrestuar më 2016-ën, kur ishte 65-vjeçar
Prokuroria Speciale ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave. Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.
Aktakuza e dytë është ngritur nga i njëjti prokuror, i cili akuzon 17 persona për pastrim të parave. Mirëpo kjo aktakuzë ka pushuar për shumicën e të akuzuarve, kurse për Ilaz Sylën dhe Vidosav Novakoviqin, gjyqtari ka vendosur ta bashkojë procedurën me të akuzuarit e tjerë meqë është i njëjti rast.
Sipas Prokurorisë, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.
Në vitin 2022, të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë.
Raportimet e KALLXO.com lidhur me proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me rastin “Toka” ju mund t’i lexoni duke klikuar në këtë LINK.