Trupi gjykues i rastit në përbërje të Gëzim Ademi – kryetar dhe anëtarët: Gazmend Bahtiri, Alltën Murseli gjatë seancës së datës 15.11.2024.

Dështon sërish seanca në gjykimin ndaj noteres Valbona Murtezi dhe të tjerëve

Në Gjykatën e Prishtinës më 15.11.2024 është shtyrë seanca e gjykimit ndaj noteres Valbona Murtezi- Bytyqi lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Agim Spahiut dhe Bekim Malokut lidhur me akuzën ndaj tyre për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Deri tek dështimi i seancës erdhi pasi mungoi e akuzuara Valbona Murtezi dhe mungesës së të dëmtuarit.

Në fllim të seancës mbrojtësi i të akuzuarës në fjalë, avokati Bedri Abdullahu tregoi për arsyet e mungesës.

“Bashkëshorti sot më njoftoi se e pandehura është e sëmurë dhe nuk mund të paraqitet në seancë dhe për këtë rrethanë gjykatës do të ja dorëzojë edhe raportin mjekësor” – deklaroi avokati Bedri Abdllahu.

Ndërkohë, avokati i të dëmtuari Krenar Alidemaj, avokat Burim Azemi e njoftoi gykatën se i dëmtuari gjendet në burg në shtetin e Zvicrës.

Mbi bazën e këtyre dy mungesave gjykata mori aktvendim për mos mbajtjen seancës, pasi siç deklaroi kryetari i trupit gjykues Gëzim Ademi nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e saj.

Seanca e radhës mbahet më 29.01.2024.

Prezent në seancë ishin: prokurori Besnik Jakupi, i pandehuri Bekim Maloku me mbrojtësin avokat Alban Makolli, si dhe i pandehuri Agim Spahiu me avokatin sipas autorizimit zëvendësues, Driton Musliu.

Ky rast po gjykohet nga trupit gjykues në përbërje të: Gëzim Ademi – kryetar, anëtarët Gazmend Bahtiri dhe Alltën Murseli.

Raportimin e mëparshëm të Kallxo.com lidhur me këtë rast mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Doja e Prokurorisë

Sipas aktakuzës së ngritur më 25.01.2023 noterja Valbona Murtezi- Bytyqi ngarkohet me veprën penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Në pretendimet e Prokurorisë së Prishtinës theksohet se e akuzuar në cilësinë e noteres për qëllime përfitimi për vetën ose të tjerët ose me qëllim të shkaktimit të dëmit kisht përpiluar kundërligjshëm aneks kontratën për shitblerjen e një lokali në Ulpianë më 15.02.2022.

Gjithnjë sipas organit të ndjekjes e akuzuara thuhet të ketë ndryshuar një nga bashkëblerësit, përkatësisht tani të dëmtuarin Krenar Alidemaj.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Valbona Murtezi në cilësinë e noteres ka përpiluar kontratë për shitblerjen e paluajtshmërisë, konkretisht një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku përmes kësaj kontrate ka ndryshuar njërin prej dy bashkëblerësve.

Murtezi akuzohet se këtë e kishte bërë me veprime të kundërligjshme përmes përpilimit të një aneks – kontrate me të cilën kishte ndryshuar blerësin Krenar Alidemaj me të pandehurin Agim Spahiu, pa aprovimin, tërheqjen apo nënshkrimin e tij.

Për më tepër theksohet se Alidemaj veçse e kishte përmbushur deri në momentin e veprimit të lartëcekur të noteres obligimin e tij përkatësisht pagesën e shumës së caktuar për blerjen e lokalit në bashkëblerësin, tani të akuzuarin Agim Spahiu. Ky i fundit sipas dosjes është duke e shfrytëzuar lokalin në fjalë.

Kurse të pandehurit Bekim Maloku dhe Agim Spahiu sipas të njëjtës aktakuzë ngarkohen me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpëdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Aty thuhet se të të lartëcekurit në bashkëkryerje dhe me dashje e kanë ndihmuar të pandehurën Valbona Murtezi- Bytyqi duke e nënshkruar aneks kontratën për shitblerjen e lokalit, pa qenë prezent dhe në dijeni Krenar Alidemaj.