Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Dështon seanca në gjykimin e Faik Graincës

Faik Grainca, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sot është dashur të dalë para gjykatësit për tu përballur me akuzën e Prokurorisë.

Seanca ndaj tij ka dështuar të mbahet për shkak të arsyeve shëndetësore të akuzuarit.

Faik Granica po akuzohet se më 1 shtator 2016 në cilësinë e personit zyrtar, Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Sipas Prokurorisë, Grainca i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm pronarit të bastores sportive “Mozzart KS” edhe pse e njëjta gjendej në distancë prej 155 metra ku gjendet çerdhja e fëmijëve “Ninulla”.

Aktakuzë ndaj Faik Graincës se lejoi operimin e bastores afër çerdhes