Dështon seanca ndaj të akuzuarit për pamundësim të kontaktit të vajzës me gruan

Në Gjykatën e Prishtinës ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarit L.R., për mospërfillje të Gjykatës.

Mbrojtja e të akuzuarit, avokati Basri Morina ka njoftuar Gjykatën se i akuzuari ndodhet në spital.

Seanca e radhës u caktua për datën, 1 shkurt në ora 13:15.

Sipas aktakuzës, L.R., me datë 5 shkurt 2019, rreth orës 18.00, në Prishtinë, me dashje nuk iu ka bindur aktgjykimit të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës, me të cilin ishte i detyruar që të lejojë kontaktin personal një herë në muaj dhe atë ditën e premte të parë të çdo muaji, në ora 18:00 mes ish gruas së tij F.B. dhe vajzës së tyre.

Kur e dëmtuara F.B. me datën e lartcekur, kishte shkuar tek banesa e të pandehurit për ta marrë vajzën e saj, ka dëgjuar ish-bashkëshortin e saj të pandehurin L.B., duke thënë se “nuk do ia jap vajzën” dhe nuk kishte dalë për t’ia dhënë vajzën.