Arkiv - Gjykimi i Kolë Pukës | Foto: KALLXO.com
Dështon seanca ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka dhe të tjerëve
Në mungesën e njërit nga gjashtë të akuzuarve për krim të organizuar, të premten është shtyrë seanca gjyqësore.
Prokuroria e akuzon ish- gjytarin komunal, Kolë Puka dhe Zef Marlekun, Fatbardh Makollin, Isa Salihin, Lon Palushajn, Besnik Nikçin, si pjesëmarrës të grupit kriminal të strukturuar.
Sipak aktakuzës ky grup objekt sulmi kanë pasur kompanitë e sigurimeve që kanë qenë duke vepruar në Republikën e Kosovës.
Përkatësisht prokuroria pretendon se këtë grup e ka krijuar iKolë Puka, i cili krijoi marrëveshje me anëtarët e këtij që të imagjinojnë raste gjyqësore, të nxjerrin vendime gjyqësore të kundërligjshme, të falsifikojnë dokumente e të tjera.
I njëjti sipas aktakuzës ka lidhur marrëveshje për përfitim të kundërligjshëm më avokat të cilët janë të parët në zingjirin e aktivitetit kriminal pas Kolë Pukës, si: Zef Marleku, dhe Lon Palushaj.
Sipas aktakuzës Zef Marleku i kishte dhënë dhe autorizim Kolë Pukës të këtë çasje në xhirollogarinë e tij bankare, përmes së cilës ka operuar me vlera të mëdha në mënyrë të kundërligjshme.
Pastaj ka lidhur marrëveshje me përfaqësuesit e Kompanive të Sigurimeve – Isa Salihaj, Fatbardh Makolli dhe Besnik Nikçi, në mënyrë që gjatë shqyrtimit gjyqësor të pajtohen me propozimet – vendimet e Kolë Pukës .
Më tutje krijon marrëdhënie me mjekët specialist, kryesisht të ortopedisë- si tani të ndjerin Bedri Bakalli.
Gjithnjë sipas aktakuzës, ky aktivitet kriminal ka zgjatur prej vitit 2004 e gjerë në vitin 2008.
Përmes tij kanë përfituar dhe i kanë ndarë mes vete në mënyrë të kundërligjshme vlerën prej 1.225.927,93 euro.
Mungesën e të pandehurit Besnik Nikci, mbrojtësi i tij avokati, Ramë Gashi e arsyetoi me faktin se klienti i tij është në trajtim mjekësor jashtë shtetit.
Seanca e rradhës u caktua më 18 shkurt në ora 10:00.