Dështon ndërtimi i stazës 'Pump Track' në Prizren

 

Komuna e Prizrenit kishte planifikuar të shpenzoi 57 mijë Euro për ndërtimin e stazës “Pump Track” për adhuruesit e biçikletave.

PUMP TRACK’ është një stazë e valëzuar, ka nivel të lartë të sigurisë, është e përshtatshme për të gjitha moshat me infrastrukturë gjithëpërfshirëse rekreative aktive, qofshin ata fillestarë apo profesionistë.

Mirëpo kur kanë kaluar 3 muaj nga hapja e tenderit, sot Komuna e Prizrenit ka është publikuar një njoftim në ueb-faqen e Prokurimit , ku është njoftuar për anulimin e aktivitetit.

Më datë 21 korrik është marrë vendimi për anulimin e procedurës, dhe se arsye e anulimit të kësaj staze sportive është sepse sipas njoftimi nuk ka pasur oferta të përgjegjshme dhe nuk janë përmbushur kushtet e njoftimit për kontratë nga asnjë operator ekonomik, thuhet në njoftimit për anulimin e tenderit.

Tre operatorë ekonomik kishin aplikuar për këtë tender.

GOE-Limit Lb&Jumal Dooel, kishte ofertuar shumën prej 56,999 Euro, ndërsa operatori i dytë Hysen Sopa B.I kishte aplikua në këtë tender me shumën prej 53,370 Euro, ndërsa operatori i tretë kishte ofertuar 46, 218 Euro.

Në njoftimin për kontratë thuhej se kjo stazë do të jetë e gjatë 180 metra dhe gjithashtu do të shtrohet me asfalt special për ‘PUMP TRACK’ dhe që nga dhënia e kontratës, dhe ky projekt do të duhej të realizohej  brenda 60 ditësh, dhe ky projekt planifikohej të ndërtohej në afërsi të Qendrës Sportive.