Dështon Migjen Kelmendi, nuk arrin të bëhet deputet i PDK-së

Migjen Kelmendi që para zgjedhjeve të 6 tetorit iu bashkua PDK-së së Kadri Veselit, nuk ka arritur t’i marr votat e nevojshme për tu bërë deputetë.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Kelmendi i ka marrë vetëm 2 mijë e 662 vota.

Artisti, në muajin shtator ishte bërë pjesë e PDK-së, për të garuar më pas për pozitën e ligjvënësit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të këtij viti.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë; LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë. Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë. Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë.

Kurse, Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6,754%.