
Foto: KALLXO.com
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën do të diskutohej për ZRrE-në
25.4.2023 - 11:34
Si pasojë e mungesës së kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën do të diskutohej për raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022.
Prezentë në këtë mbledhje ishin vetëm deputetët Ferat Shala, Pal Lekaj, Mimoza Kusari – Lila, Gramos Agusholli dhe Driton Hyseni.
Kryesuesi Ferat Shala mbylli takimin pas rreth 20 minutave pritje për tu bërë kuorumi, ndërsa tha se nuk pse të pritet me tepër.