Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Dështon Labinot Tahiri, mbetet jashtë Kuvendit

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka marrë vetëm 3 mijë e 867 vota, duke mbetur jashtë Kuvendit.

Labinot Tahiri në zgjedhjet e kaluara nacionale të vitit 2017, në listën e koalicionin LDK-AKR kishte siguruar 15 mijë e 540 vota.

Për Tahirin ishte hera e dytë që kishte kandiduar për deputet.

Pjesë e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD do të jenë Daut Haradinaj, Bekë Berisha, ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arbër Tola, Shkumbin Demaliaj, ish ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi.

Kurse deputetja e vetme nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), do të jetë Natyra Kuçi me 4,452 vota, duke hyrë në Kuvend, për të plotësuar kuotën gjinore.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6,754%.

Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor. Ky koalicion grumbulloi vetëm 42,072 vota apo 4,984%.

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve