Dështon intervistimi dëshmitarëve nga KEDS dhe KESCO

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 ka dështuar të intervistojë dëshmitarët nga KEDS dhe KESCO, pasi personat që do intervistoheshin nuk janë paraqitur në komision.

Të ftuar nga komisioni kanë qenë Vedi Yesilkiliq, Kryeshef, Ekzekutiv i KEDS 2013-2014, George Karagutoff, Ekzekutiv i KEDS 2013-2019, Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv i KEDS 2019-2021, Alpin Dogan, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KEDS, Serhat Mesut Dinq, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KESCO.

Ndërsa, Hajdar Beqa kryesues i këtij komisioni ka thënë se tutje do të ndiqen procedurat ligjore për të intervistuarit.

Në mungesë të kuorumit komisioni është mbyllur.