Dështon Hajdar Beqa, nuk bëhet deputet

Kandidati e PDK-së, Hajdar Beqa, nuk ka arritur të hyjë në Kuvend në këtë legjislaturë.

Beqa, në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 8,075 vota, ndërsa në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 10,114 vota.

Së fundmi, ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa është përmendur në seancën gjyqësore për vrasjen me pagesë ndaj Ferdinand Gjinit.

KALLXO.com ka kontaktuar me ish-deputetin Beqa i cili mohoi se ndonjëherë është kontaktuar nga familjarë të Bekim Rajës ose i është kërkuar ndihmë në këtë rast.

Ndërsa, në emisionin Drejtësia në Kosovë, është publikuar hulumtimi se si vëllai i ish-deputetit, Hasan Beqa i kishin kërkuar 33 % të aksioneve pas një ankandi të fituar në komunën e Gjakovës.

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka ketë 25 vende.

Deputetët e kësaj partie janë: Kadri Veseli me 146,763, Uran Ismaili me 28,250 vota, Mergim Lushtaku me 18,539 vota, Ferat Shala me 18,334, Elmi Reçica me 17,946, Bedri Hamza me 15,471 vota, Abelard Tahiri me 14,579, Kujtim Gashi me 13,335 vota, Bajrush Xhemajli me 11,664, Enver Hoxhaj me 11,157 vota, Memli Krasniqi me 11,034, Hajredin Kuçi me 10,680, Bekim Haxhiu me 10,538 vota, Sejdi Hoxha me 9,676 vota, Fatmir Xhelili me 9,347 vota, Eliza Hoxha me 9,303 vota, Gazmend Bytyçi me 9,119 vota, Fadil Nura me 9,019 vota, Ariana Musliu- Shoshi me 8,831 vota, Ganimete Musliu me 8,397 vota, Evgjeni Thaçi me 8,365 vota, Blerta Deliu- Kodra me 8,099 vota, Besa Ismaili- Hoxha me 7,887 vota, Floretë Zejnullahu me 7,046 vota, Valdete Idrizi me 6,236 vota.

Nga 25 deputetë, PDK-ja do të ketë në kuvend vetëm tetë gra.

Një muaj e një ditë që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot shpalli rezultatet përfundimtare.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11.477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6.754%.Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Ky koalicion grumbulloi vetëm 42,072 vota apo 4.984%.

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Deputetët e PDK në Parlamentin e Kosovës

.