Asambleja e Prizrenit
Dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së kryesuesit të Asamblesë në Prizren
Ka dështuar edhe raundi i dytë i zgjedhjes së kryesuesit të asamblesë komunale në Prizren.
Në këtë raund numri i votave për kandidatin e VV është zvogëluar për një votë, pra Muharrem Elezkurtaj ka marrë gjithsej 17 vota.
Kandidati i PDK-së, Sulltan Badalli ka marrë 12 vota.
Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjes së kryesuesit të Asamblesë në Prizren ka dështuar.
Në raundin e parë kanë votuar 30 asamblistë nga 41 sa janë në tërësi.
Prej tyre 18 vota ishin për kandidatin e VV- së, Muharrem Elezkurtaj, 11 prej tyre për kandidatin e PDK-së, Sulltan Badalli ndërsa një votë e pavlefshme.
Komuna e Prizrenit sot pritet të zgjedhë kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.
Dorëheqja e kryesuesit të Asamblesë Komunale, Artan Abrashi, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka lënë Asamblenë Komunale pa kryesues.
Nga muaji nëntor Asambleja Komunale nuk ka mbajtur asnjë mbledhje.
Muharrem Elezkurtaj do të jetë i propozuari nga Vetëvendosje për kryetar të Asamblesë Komunale.
Ndërsa nga opozita i propozuar për të zënë vendin e kryesuesit është Sulltan Badalli, i cili tashmë është asamblist i PDK-së.
Largimi i NISMA-s nga koalicioni me Vetëvendosjen e LDK-në në Prizren ka ndryshuar raportin e votave dhe numrave në Asamblenë Komunale të kësaj komune.
Ndërsa partneri i Haskukës në Qevërisje ka braktisur mbledhjen e asamblesë.
Haziz Hodaj, shef i grupit parlamentar të LDK-së, si dhe partner në qeverisjen e Haskukës ka kërkuar të shtyhet mbledhja e asamblesë.
Kjo kërkesë sipas Hodaj ka ardhur pasi partnerët nuk kanë diskutuar rreth propozimit të kandidatit për të udhëhequr asamblenë.
Ndërkaq, shefi i asamblistëve të AAK-së, Ilir Baldedaj ka deklaruar se kjo parti do të qëndrojë në sallë por nuk do të marrë pjesë në votim.
Asambleja tashmë do të shkojë në raundin e tretë të zgjedhjes së kryesuesit.
Sipas Udhëzimit Administrativ nëse edhe për herët e tretë do të dështojë zgjedhja e kryesuesit i tërë procesi do të përsëritet.