Dështimi në INTERPOL, Lobisti: Thaçi u lajke në deti

Kosova ka dështuar në vitin 2018 për tu bërë pjesë e Organizatës më të madhe Ndërkombëtare të Policisë.

Për të lobuar për anëtarësim në INTERPOL ishe edhe një delegacion i Kosovës në Dubai të Emirateve të Bashkuara.

Përveç ekipit nga Ministria e Brendshme dhe e Jashtme, atje ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Lobuesi të Kosovës, Bedri Emini prezenca e Presidentit atje kishte konfuzuar zyrtarët e MPJ-së.

Në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, ai ka thënë se Thaçi më shumë ka ndenjur në plazhin e hotelit ku qëndronin dhe ka bërë fotografi me futbollistët e njohur.

“Hashimi u lajke gjithë ditën e lume atje, dy herë e kam pa a tri. U lajke në deti aty te hoteli, i kqyrke punët e veta. Erdhën ata lojtarët Messi, ngajke mas tyre me bë fotografi me ta, kurrgjë hiç”, tha ai.

“Ishte hera e parë që e kam pa aty, por nuk i ka interesuar askujt për INTERPOL”, thekson ai.