Ismet Beqiri

Dështimi i Ismet Beqirit të LDK-së

Në rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, për kandidatët për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shihet se njëri nga ish- deputetët e kësaj partie ka mbetur jashtë në legjislaturën e ardhshme.

Ismet Beqiri kësaj radhe ka marrë 7,121 vota, vota këto që kanë lënë jashtë përfaqësimit në kuvend.

Në zgjedhjet e 2017-s, Ismet Beqiri kishte marrë votat për ta përfaqësuar LDK-në në Kuvend.

Në atë kohë, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhje kishte hyrë së bashku me AKR-në dhe Alternativën.

Në ato zgjedhje, Ismet Beqiri kishte marrë 8,666 vota dhe ishte renditur në pozitën e 17 të listës së LDK-së në koalicion me AKR-në dhe Alternativën.

KALLXO.com raportoi për deputetët që do të përfaqësojnë LDK-në në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

 

Këta janë kandidatët që do përfaqësojnë LDK-në legjislaturën e ardhshme

Këta janë kandidatët që do përfaqësojnë LDK-në legjislaturën e ardhshme

.