Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimeve Europiane - FOTO-KALLXO.com

Dështimi, "dhurata e votuesve" për Dhurata Hoxhën

Kandidatja e PDK-së, Dhurata Hoxha, nuk ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit në këtë legjislaturë.

Hoxha, kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 2 mijë e 993 vota.

Hoxha nuk ka qenë kandidate në zgjedhjet e kaluara, ndërsa ka udhëhequr me Ministrinë e  Integrimeve Evropiane.

Gjatë kohës, kur Hoxha ka drejtuar timonin e kësaj ministrie, Kosova është përballur me dështime të një pas njëshme të liberalizimit të vizave.

Këshilli qendror i zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka ketë 25 vende.

Deputetët e kësaj partie janë: Kadri Veseli me 146 763, Uran Ismaili me 28 250 vota, Mergim Lushtaku me 18 539 vota, Ferat Shala me 18 334, Elmi Reçica me 17 946, Bedri Hamza me 15 471 vota, Abelard Tahiri me 14 579, Kujtim Gashi me 13 335 vota, Bajrush Xhemajli me 11 664, Enver Hoxhaj me 11 157 vota, Memli Krasniqi me 11 034, Hajredin Kuçi me 10 680, Bekim Haxhiu me 10 538 vota, Sejdi Hoxha me 9 676 vota, Fatmir Xhelili me 9 347 vota, Eliza Hoxha me 9 303 vota, Gazmend Bytyçi me 9 119 vota, Fadil Nura me 9 019 vota, Ariana Musliu- Shoshi me 8 831 vota, Ganimete Musliu me 8 397 vota, Evgjeni Thaçi me 8 365 vota, Blerta Deliu- Kodra me 8 099 vota, Besa Ismaili- Hoxha me 7 887 vota, Floretë Zejnullahu me 7 046 vota, Valdete Idrizi me 6 236 vota.

Nga 25 deputetë, PDK-ja do të ketë në kuvend vetëm tetë gra.

Deputetët e PDK në Parlamentin e Kosovës