Dëshmitarja tregon për rolin e të akuzuarve në shqyrtimin e aplikacioneve për statusin e veteranëve të UÇK-së

Në gjykimin ndaj dy zyrtarëve të MPMS-së, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala, të akuzuar për keqpërdorime me formularët për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së, është dëgjuar dëshmitarja Shqipe Krasniqi.

Sanije Rexha, gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”, dhe Kushtrim Bala, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit.

Dëshmitarja Shqipe Krasniqi, ka treguar se në kohën kur po akuzohen Rexha dhe Bala, ishte ushtruese detyre e drejtoreshës në Departamentin e familjeve të dëshmoreve dhe invalidëve të luftës ( DFDIL) në Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.

E njëjta ka deklaruar se dy të akuzuarit, kishin qenë të obliguar për nga puna t`i përgjigjeshin asaj, duke treguar se cilat kishin qenë detyrat e të akuzuarës Sanije Rexha.

“Detyrat dhe përgjegjësit e Sanijes kanë qenë, ka pasur disa pika ka qenë, dalje ne teren, që nëse një palë nuk ka mundur të ardh m`u lajmru ose nuk ka ditë me bo autorizim, sidomos në vendet rurale, dhe zyrtarët tanë kanë dalur e kanë konstatuar a është gjallë apo jo”, tha Krasniqi.

Më pas dëshmitarja ka thënë se çdo kush që ka aplikuar për statusin e veteranit, zyrtarët kishin qenë të obliguar të dalin në teren, edhe jashtë territorit të Kosovës, e njëjta ka bërë të ditur se nuk kishin pasur ndonjë rast.

“Çdo kush që ka aplikuar nga gjithë territori i Kosovës kanë pasur obligim me dal në teren. Jashtë territorit të Kosovës, nuk është cektuar as në udhëzim, dhe s`kemi pasur ndonjë rast, atë të drejtë nuk kam mundur me marrë as unë, dhe ish dashtë me marrë autorizimin nga zyra ligjore”, tha Krasniqi.

Kurse sa i përket pranimit të aplikacioneve për statusin e pensionit invalidorë, e njëjta para gjykatës ka treguar se personi zyrtarë për këtë punë kishte qenë zyrtarja Vlora Blakçori.

“Vlora Blakqorri, ka qenë në bazë të statusit, por kemi pasur edhe fluske të mëdha, sidomos kur ka filluar skema e familjeve të dëshmoreve në vitin 2007, kur ka fillur apikimi si dhe vitin 2015 veteranëve, kemi qenë një staf prej 11 zyrtarëve që jemi ballafaquar me këtë ngarkesë, edhe shpesh herë kam lejuar që edhe nga zyrtarët tjerë, dhe lejimi është bërë me gojë dhe shkrim, por nënshkrimi dhe vula është bërë nga zyrtarja e pranimit”, tha Krasniqi.

Më pas e njëjta ka treguar se kur ka pasur fluks të madh të punës, të drejtë nënshkrimi në aplikacion kishin pasur edhe zyrtarët e tjerë.

“Në fillim e kemi pasur veq zyrtarin, mirëpo kur e kemi parë fluskin e madh të punës, atëherë kanë pasur të drejtë të nënshkruajnë edhe zyrtarët e tjerë, që më kanë në kohë më afatin me pagesat e aplikantëve”, tha dëshmitarja.

Kurse dëshmitarja ka treguar se formularin nuk kishte pasur të drejtë ta mbush aplikuesi por e drejta e tij ka qenë vetëm të nënshkruhet.

“Aplikanti nuk ka pasur të drejtë të mbush asnjëri formularin, të drejtë e ka pasur vetëm nënshkrimin, ndërsa zyrtari e ka plotësuar formularin”, tha Krasniqi.

Tutje dëshmitarja ka treguar se dy të akuzuarit nuk kanë pasur detyrë të dalin në teren me plotësuar lëndë, aq më tepër pa dijeninë e drejtoritë ose pa autorizimin e saj ose të sekretarit.

Kurse sa i përket pikës ku Rexha akuzohet se kishte marrë 31 aplikacione për t`i plotësuar për shtetasit e Shqipërisë, e njëjta tha se nga ajo nuk kishin marrë leje dhe as që ka qenë e njoftuar.

“S`kanë marrë leje, as sem kanë pyet as nuk më kanë informuar, nuk kanë pasur të drejtë m`i marrë, aq ma tepër me dal nga departamenti apo pa autorizim, nuk ka qenë fontanë dëshirash aty”, tha dëshmitarja.

Pas dëgjimit të dëshmitares, nga ana e prokurorisë u propozua që në seancën e radhës të dëgjohen dy dëshmitarët nga Shqipëria, Sokol Xhelili dhe Xhemajl Kuka.

Si dhe prokurori Dren Paca trupit gjykues i propozoj një CD si provë materiale, me të cilat janë inçizimet nga zyra e të akuzuarës Sanije Rexha, e cila provë ishte realizuar përmes masave të fshehta.

Kurse propozim pati edhe nga ana e mbrojtjes, avokati Tahir Rrecaj, i propozoi gjykatës që në seancën e radhës të dëgjohet edhe sekretari i Ministrisë së Mirëqenës dhe Punëve Sociale.

Trupi gjykues mori vendim me ç’rast i aprovoi propozimet si nga ana e prokurorisë ashtu edhe nga ana e mbrojtjes, dhe seancën e radhës e caktoi më datë 11 janar.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Sanije Rexha dhe Kushtrim Balës, të cilët dyshohen se gjatë muajit tetor 2017, në bashkëveprim duke i shfrytëzuar pozitat e tyre kishin tejkaluar kompetencat dhe pa autorizim kishin marrë 31 formularë për njohje të drejtës së veteranit të luftës dhe kishin shkuar në Krumë të Shqipërisë që t’i plotësonin këta formularë nga 31 shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria thotë se formularët e mbushur në Shqipëri u dorëzuan në Kosovë në DIFDL të MPMS, dhe aplikuesit përfituan nga statusi i veteranit të luftës 133,280 euro në mënyrë të kundërligjshme,  edhe pse formularët nuk u dorëzuan personalisht nga aplikuesit.

Gjithnjë sipas prokurorisë, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala si persona zyrtarë, më 16 janar 2019 në zyrën e Sanije Rexhës kishin ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren për pranimin e formularëve në DIFDL të MPMS Vlora Blakqori për pranimin e 4 formularëve të sjella nga Sokol Poga, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Gjykatësi në konferencë, dështon gjykimi për formularët për statusin e veteranëve të UÇK-së