Dëshmia e vozitësit të veturës: Isha nisur për të votuar

ABC zbardh dëshminë e Arben Memës, 32-vjeçarit që u fut me makinë në sheshin Skënderbej duke bërë veprime të pakontrolluara.

Mësohet se ai ka deklaruar se ishte nisur për të votuar dhe ka kaluar nga zona e parkut ku ka marrë 5 gramë kanabis në dy qese farmaceutike.

Mema është shprehur se një pjesë prej tyre i ka pirë dhe pastaj shton se nuk e ka kuptuar si ka ndodhur ngjarja./ABCnews