Jerusalemi | Foto: Wikipedia

Deri tani në Jerusalem ambasadat i kanë zhvendosur vetëm SHBA dhe Guatamela, Evropa konsideron se statusi i qytetit duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinezëve

Brukseli i ka lënë në hije marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike si dhe faktin që këto dy vende do hapin ambasada në Jerusalem.

Bashkë më Kosovën dhe Serbinë do bëheshin katër vende me ambasada në Jerusalem. Deri tani vetëm SHBA dhe Guatamela kanë zhvendosur ambasadat nga kryeqyteti i Izraelit Tel Aviv në Jerusalem.

BE e ka kundërshtuar këtë veprim, pasi politika zyrtare e bllokut konsideron se statusi i këtij qyteti duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinezëve si pjesë e negociatave paqësore.

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Sano, tha se “Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk ka ambasadë në Jerusalem, çdo hap që do mund ta vinte në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE-së paraqet shqetësim serioz dhe pendim,”.

Këto komente të Stanos vijnë pas një jave bisedimesh mes vendeve fqinje të Ballkanit, Kosovës dhe Serbisë, dhe një samit i profilit të lartë në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruan marrëveshje për përmirësim të masave të lidhjeve ekonomike dhe konfirmuan se Serbia do zhvendosë ambasadën kurse Kosova krijon marrëdhënie diplomatike me Izraelin si dhe  hapje të ambasadës në Jerusalem.

Rreshtimi i Kosovës dhe Serbisë kap politika Amerikane si vende që synojnë Bashkimin Evropian bie ndesh me qëndrimin e këtij blloku.

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila në vitin 2019 tha se vendi i saj do ta njihte Jerusalemin si kryeqytet dhe do e zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi. Por më pas u tërhoq, duke thënë se kjo deklaratë e bërë gjatë një fjalimi në Komitetin e çështjeve publike amerikane izraelite ishte thjesht një mendim i saj personal.

Statusi Diplomatik i Jerusalemit është diskutuar shumë  që kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e njohu si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017. DW