Deri tani, 9 punëtorë të KEK-ut me COVID-19, një i shëruar

9 punëtorë brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 që nga 3 qershori, ndërsa një nga ta është shëruar dje.

Skender Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, tha për KALLXO.com se gjendja e tyre është e mirë përveç njërit i cili është i hospitalizuar.

“Gjendja e tyre është e mirë dhe ata janë në vetizolim  përveç njërit që është i shtrirë në spital, por jo  për shkak të COVID-19, por ai ka sëmundje të tjera”, tha ai.

Bucolli tha se numri i testimeve brenda KEK-ut ka rënë për shkak se shumica e rasteve kontakt të të infektuarve kanë dal negativ për virusin corona.

“Fillimisht ka qenë vetëm një i cili ka ardhë si pasojë e një familjari nga Vushtrria, ai ka qenë burimi, më pas janë testu personat e kontatit të tij që i kemi pasë 9 krejt, të gjitha mostrat e tjera të kontaktit  kanë dalë negativë. Ne i kemi dërgu listat tek IKSHP mirëpo ata i vendosin proritetet kush të testohet, meqenëse rezultatet e  kontatit të punëtorvë tanë kanë dalë negativë”,shtoi ai.

Zëdhënësi i KEK tha për KALLXO.com se të infektuarit me COVID-19 kanë qenë duke punuar në një deparatament të veçantë, të DBQ-së me ç’rast numri i punëtorëve aty ka qenë më i vogël, duke bërë që kontaktet me të tjerë të jenë më të pakta.