Rektorati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deri sot, gjashtë kandidatë aplikuan për rektor të Universitetit të Prishtinës

Deri sot, gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës  “Hasan Prishtina”.

Burime të KALLXO.com, kanë bërë të ditur se të gjithë kandidatët janë nga stafi brendshëm i UP-së.

Konkursi për rektor ka qenë i hapur deri sot, 7 nëntor, në ora 16:00.

Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të UP-së më 21 tetor 2022, ndërsa ushtruese e detyrës së rektores është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi.

Hapet gara për të parin e UP-së