Deri sa ishte duke goditur një punë në ndërtimtari, vdes një person

Një burrë në fshatin Grabanicë të Klinës ka vdekur dje rreth orës 15:00, derisa ishte duke biseduar dhe goditur një punë në ndërtimtari ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima papritur ishte rrëzuar në tokë, gjersa nga shokët e tij është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) e pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve, ai ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrezuar në tokë, nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, nga Policia kanë njoftuar se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Lidhur me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar edhe Prokurorinë e Pejës.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërkaq pasi të pranojmë raportin do të mësojmë më shumë rreth shkaqeve të vdekjes së të ndjerit” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Inspektoratin e Punës dhe është në pritje të detajeve për këtë rast.