Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Deri në shtatë orë pritjet për të dal nga Kosova në pikën kufitare në Merdare

Në pikën kufitare Merdare, kolonat në dalje nga Kosova shkojnë deri  në 3.5 kilometra dhe qytetarët po përballen me pritje të gjatë deri në shtatë orë, njofton Qendra për Menaxhimin Kufitar, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në hyrje në po këtë pikë, ka pritje deri në 15 minuta.

Në pikën kufitare në Mutivodë, pritjet në dalje janë deri në dy orë, kurse në atë të Jarinjes një orë.

Kolona ka edhe në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ku qytetarët duhet të presin deri në 40 minuta për dalje nga vendi.

Në këtë link, mund të shihni të dhënat në kohë reale për fluksin e në pikat kufitare të Kosovës:

https://mpb.rks-gov.net/?fbclid=IwAR1Wglbtz_ZlfBRYFMaNQNcr155OCr8R4KN6reN-4B_j4JtrbHevBuU7Deg