Ilustrim - Pika kufitare në Merdarë, Foto: KALLXO.com

Deri në pesë orë pritje në dalje në Merdarë

Të shtunën e 17 gushtit, raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje në pikat kufitare në Merdarë, Muçibabë dhe tek Dheu i Bardhë.

Në pikën në Merdarë pritjet në dalje raportohet të jenë deri në pesë orë pritje ndërsa kolona e automjeteve është 2500 metra.

Te Dheu i Bardhë, pritja është gati dy orë ndërsa kolona e automjeteve deri në 800 metra.

Në Muçibabë pritjet raportohet të jenë në dalje mbi dy orë ndërsa kolona e automjeteve 1100 metra./Dukagjini