Zgjedhjet Qendrore 2021, KQZ, kutia e votimeve

Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.3% e qytetarëve, sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar që deri në orën 15:00 kanë votuar 32,34% apo 561,416 qytetarë.

Kjo përqindje e qytetarëve të cilët kanë dalë për të votuar deri në orën 15:00 është 3% më e lartë se zgjedhjet e vitit 2019.

Në Fushë Kosovë dhe Prishtinë ka një dalje rreth 40%, Podujevë 37%, Gjilan dhe Kaçanik 34%.

Numri më i madh i personave që kanë dalë në votim janë regjistruar në komunat me shumicë serbe. Në Zubin Potok 63.3%, në Zveçan 60.3% dhe në Mitrovicën e Veriut 57.9%,

Në listën e votuesve janë gjithsej 1,794,862 votues.

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare vijnë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka konsideruar se zgjedhja e Qeverisë së Avdullah Hotit ishte bërë me shkelje ligjore.

Të dhënat në lidhje me numrin e qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës mund t’i gjeni KËTU.