Deri në ora 15:00 në Podujevë kanë votuar 29.76% e votuesve, në Mitrovicë 31%

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka,  ka njoftuar se deri në ora 15:00 në komunën e Podujevës kanë votuar 29.76% të votuesve apo 26 mijë votues, nga 87 mijë e e 381 sa është numri i përgjithshëm.

Ndërsa në komunën e Mitrovicës deri në 15:00 kanë votuar 7 mijë e 62 votues, apo 30.3%, nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre.

“Procesi zgjedhor në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe të kënaqshme. Deri më tani, nuk kemi pranuar informacione për ndonjë parregullësi dhe se procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencë për media.

Konferenca e katërt për ditën e sotme është në orën 19:30 dhe ka të bëjë me të gjithë ecurinë e procesit të votimit si dhe pjesëmarrjen në votime deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00.