
Foto: MPJD
Deri në ora 11:00 votuan mbi 4 mijë qytetarë nga Diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 11:00 të ditës së sotme, 08.02.2025, në ambasada dhe konsullata kanë votuar 4 mijë e 390 qytetarë me të drejtë vote ose 21.60 për qind.
Të drejtë vote sipas KQZ-së kanë 20 mijë e 324 votues të cilët janë regjistruar për të votuar në përfaqësinë diplomatike.
“Është duke u zhvilluar procesi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ju njoftojmë se nga komunikimi i vazhdueshëm procesi i votimit është duke u zhvilluar pa asnjë pengesë, gjithashtu ju njoftojmë se kemi pranuar të dhënat e para të pjesëmarrjes së votueseve në votimet deri në orën 11:00” – ka thënë Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.
“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësinë diplomatike deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë 390 votues, apo 21.60 për qind. E kemi edhe listën nga secili shtet kur kemi hapur qendrat e votimit. Përveç këtu na mungon Londra Uashington dhe New York” – ka thënë Rajdoniqi.
Votimi nga jashtë vendi ka nis sipas kohës së planifikuar ka njoftuar KQZ dhe MPJD.
Votimi i diasporës në ambasada dhe konsullata, MPJD jep detaje