Deri në fund të javës pritet të merret vendimi për pagesën e stafit mbështetës për Covid-19

Para Ministrisë së Shëndetësisë sot kanë protestuar infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë me arsyen se nuk janë paguar që tre muaj.

Por zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku, tha se janë zhvilluar disa takime me përfaqësues nga kabineti i ministrit dhe se deri në fund të javës pritet që të merret vendimi për procedim të pagave.

“Deri më tash ka pas paqartësi procedurale të administratës të cilat tashmë janë sqaruar nga gjitha dikasteret dhe deri në fund të javës presim të merret vendimi që sa më shpejtë të procedohet me pagat e stafit mbështetës për Covid”, tha zëvendësministrja.

Zëvendësministrja këtë deklaratë e ka bërë gjatë një konference për media, ku u konfirmua se deri më tash në Kosovë nuk është asnjë rast i dyshimtë me Linë e Majmunëve.

Protestojnë para Ministrisë infermierët që punuan e nuk u paguan gjatë pandemisë