Ilustrim

Deri në 5 orë pritjet e mërgimtarëve në Merdarë

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se mërgimtarët po vazhdojnë të presin gjatë në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas tabelës informuese që gjendet në ueb-faqen e Ministrisë së Brendshme, për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë, pritjet zgjasin 3 deri në 5 orë, ku ka kolona deri në 800 metra.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë, pritja është 5 deri në 10 minuta.

Pak më mirë është gjendja tek Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova iu bie të prisni rreth 20 deri në 30 minuta, ku kolona shkon deri në 250 metra.

Këtu mund të përcjellni kolonat dhe pritjet nëpër pikat kufitare të Kosovës.