Pikë-kalimi kufitar në Merdarë Foto: KALLXO.com

Deri në 4 orë pritje për të dalë nga Kosova

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet e automjeteve për të dalë nga Kosova shkojnë deri në katër orë. E njëjta pritje është regjistruar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Më pak se katër orë pritjet janë në pikë-kalimin tjetër kufitar, në Jarinjë, përkatësisht nga 3 orë deri në 3 orë e 40 minuta.

Ndërsa, deri në 2 orë pritjet janë në pikën kufitare në Mutivodë.

Po ashtu, pritje janë shënuar edhe në pikën e kalimit në Muçibabë, deri në 2 orë.

Ndërkaq, në Bërnjak nuk ka pritje më shumë se 40-50 minuta.

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR, Foto: MPB

KËTU mund të informoheni në lidhje me kolonat në pikat kufitare.