
Ilustrim - Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdarë.
Deri në 1 orë pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Muçibabë
30.12.2024 - 23:11
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Muçibabë janë deri në 60 minuta.
Ndërsa kolonat arrijnë deri në 1,000 metra.
Kurse në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 40 minuta.
Në pikën kufitare në Jarinjë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të vogla, nga 5 deri në 10 minuta.
Ndërsa në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë deri në 5 minuta.