Deri më tani u shpëtuan 100 persona nga rrënojat e ndërtesave

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban në Turqi, Murat Kurum në një konferencë për media ka njoftuar se deri më tani 100 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti.

Ministri Kurum njoftoi se 25 persona humbën jetën, 804 njerëz u lënduan dhe 100 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani, transmeton rtv21.tv.

Sipas njoftimit deri më tani kanë ndodhur gjithsej 484 lëkundje. Tërmeti me magnitudë 6.6 në Detin Egje u regjistrua të premten rreth orës 14:51, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit. Një tërmet i fuqishëm e kishte goditur qytetin turk Izmit, afër Stambollit, në vitin 1999 ku humbën jetën rreth 17,000 njerëz./21Media/