Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deri më tani janë vaksinuar 176 qytetarë në Viti

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli, ka njoftuar se që nga fillimi i vaksinimit e deri më sot, 176 qytetarë kanë marrë vaksinën anti – COVID-19.

Procesi i vaksinimit në këtë komunë është duke vazhduar edhe sot.

“Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç”, ka shkruar Kadolli në Facebook.

Ajo ka ftuar qytetarët e kësaj grupmoshe që të shkojnë dhe të vaksinohen.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftë ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen”, ka përfunduar Kadolli.

Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë kanë arritur 24 mijë dozat e para me vaksina kundër COVID-19.

Vaksinimi ka filluar pas disa ditëve dhe ndër të parët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.