Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Deri më 26 dhjetor qytetarët kanë afat të ndërrojnë qendrën e votimit
Qytetarët me të drejtë vote në Kosovë kanë mundësi të ndërrojnë qendrën e votimit brenda komunës deri më 26 dhjetor 2025.
Gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ ka bërë të ditur se parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.
Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë 0800 55 555.
Lista Preliminare e miratuar në mbledhjen më 28.08.2024, përmban: 2,047,148 votues, apo 161,700 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është 209,878 votues, u njoftua në mbledhje.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.