
Dërgohet pa shenja jete në Emergjencë - Policia nis hetimet
09.12.2024 - 11:15
Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Malishevë, nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, më 09.12.2024.