Ilustrim

Dërgohet në QKUK, pas rrahjës së rëndë

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi është përfshirë në një rrahje në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Fazli Bala”, ndërsa sipas Policisë, raportohet se rrahja ka ndodhur në mes të dy të dyshuarve, ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit, vijon njoftimi policor, i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.