Dërgohet në QKUK një person pasi goditet me thikë, policia arreston sulmuesin
Pasditën e sotme në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri është raportuar dhe inicuar një rast i përleshjes dhe therrje me thikë.
Nga raporti i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i sulmuar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një thikë. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia po ashtu bënë të ditur se rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa, pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.